Shoqeria italo-shqipetare Edilcentro shpk eshte krijuar ne vitin 1996 nga President Augusto Nidoli dhe Administrator Vahid RULI.
Ne periudhen 1997-1998 u ngrit fabrika e re me moderne ne Shqiperi per prodhimin e tullave gjithllojesh. Investimi u krye ne nje siperfaqe prej 76.000 m2 ne Laprake, rreth 3 km nga qendra e Tiranes. Fabrika e re eshte fryt i teknollogjise me te perparuar italiane dhe siguron prodhime te standarteve te vendeve te komunitetit europian. Ne total investimi shkon rreth 12 milion euro.
Fazat e prodhimit jane nen kontroll automatik dhe nen nje vezhgim te rrepte te procesit teknollogjik. Ne fillimet e saj fabrika prodhonte 4 lloje tullash ndersa sot jane mbi 10 lloje e deri tek tullat dekorative.
Sot Edilcentro shpk eshte nje nga shoqerite lider ne Shqiperi ne fushen e prodhimit te tullave te cilesise se larte.




Shoqeria TEGOLAedilcentro shpk eshte krijuar ne tetor 2003. Dy muaj mbas krijimit te saj shoqeria filloi investimin e pare te ketij lloji ne Shqiperi, ate te prodhimit te Tjegullave. lnvestimi ka ne baze te tij teknollogjine me bashkekohore europiane dhe permban ne vetvete artin e teknollogjise moderne. Ajo shtrihet ne nje siperfaqe prej 5.400 m2 dhe ne te jane punesuar 7 punetore per turne.lnvestimi shkon ne shifrat e 8.5 milion euro.
Sot TEGOLAedilcentro prodhon te gjithe gamen e tjegullave nga ajo Naturale, me Lluster, e deri tek ato me Ngjyra.
Shqiperia nga nje vend importues i tjegulles deri ne vitin 2004, sot eshte kthyer me Tegolen edilcentro ne nje eksportues te cilesise se larte. Produktet vleresohen per karakteristikat e larta te certifikuara edhe nga Institutet Italiane te kesaj fushe.

 

 

Produktet tona >>

 



 

 

 

poster1

poster2

poster3

GRUPPO EDILCENTRO
Rruga Vangjel Noti,Laprake, Tirane, website: www.gruppoedilcentro.com email: info@gruppoedilcentro.com
Tel. 00355 4 356620, Fax. 00355 4 357728